Një lajm i madh për qytetit dhe vet klubin Napoli.
Carlo Ancelotti edhe zyrtarisht është emëruar trajneri i Napolit, dhe njeriu i parë (anti-Juvertus), pasi presidenti Aurelio De Laurentis po mundohet me çdo kusht ta fitoj titullin dhe njëkohësisht ta ndal dominimin e Juventusit në Serie A, përcjell Korneri.net
Ancelotti ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Napolin, me një page prej rreth 6.5 milionë eurosh, lajm që është zyrtarizuar nëpërmjet një komunikate edhe nga klubi i Napolit.
Në komunikatën zyrtare theksohet se Ancelotti do të nisë punën më 9 Korrik, kur edhe pritet të nisë përgatitja e Napolit për sezonin e ardhshëm, ku sërish titulli do të mbetet objektivi primar.
Vetëm pak minuta më herët ishte De Laurentiis që nëpërmjet një postimi në Tëitter, falënderoi për herë të fundit trajnerin Maurizio Sarri, duke pranuar se trajneri ishte larguar tashmë. /Korneri.net