Arlind Ajeti do të vazhdojë karrierën e tij tek ekipi i Crotone-s, që sërish sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie A.

Kjo skuadër habiti me rezultatet e marra në fund të kampionatit, që i mundësuan asaj qëndrimin në kategoinë e më të mirave në Itali.

Mbrojtësi 24 vjeçar nuk bindi trajnerin e Torinos-s, Sinisa Mihailovic që të qëndronte në skuadër, kështu që nisi të kërkonte një destinacion të ri.

Në javën e fundit, ai kishte shpeshtuar kontaktet me Crotone-n, por vetëm u arrit akordi dhe lëvizja u bë zyrtare.

Ky transferim i jep mundësi Ajetit që të luajë rregullisht, e të kontrobuojë edhe për kombëtaren kuqezi me eskperiencën e tij, në një nga kampionatet më të mira të Evropës.

Artikulli paraprakMilan befason Juventus dhe Inter, ofron 30 mln euro për 22-vjeçarin
Artikulli tjetërAudi Cup, Atletico mund Napoli-n