Në pritje të përforcimit të fundit argjentinasin 22-vjeçar Lucas Ocampos i cili pritet që të kaloi nga Genoa te Milan, nga ana tjetër skuadra që e ka kartonin e Ocampos, Marseille ka befasuar të gjithë te rosonerët.

Drejtori sportiv i klubit të njohur francez, Andoni Zubizarreta ka kërkuar nga Milan sulmuesin italian Gianluca Lapadula. Është ky një lajm që la pa fjalë zyrtarët e Milanos, por thuhet se ata do të pajtoheshin ta shesin futbollistin në rast se Marseille ofron 20 milionë euro.

Afati kalimtar përfundon pas tre ditësh andaj nëse Zubizarreta ka ofertën e gatshme, atëherë marrëveshja mund të ketë fund pozitiv.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here