La Liga pa asnjë diskutim është kampionati më i fuqishëm dhe pa konkurrencë në botë. Dikush mund të thotë jo, por ky është realiteti dhe këtu nuk ka asnjë dyshim dhe krahasim.

Ndeshja Sevilla –Espanyol është treguesi i asaj që flitet këtu, një asye më shumë që njerëzit të jenë më afër kësaj lige spektakolare. Sevilla mposhti Espanyol 6:4, edhe pse mysafirët  kishin përsinë 2:3.

Bukuria, spektakli dhe golat e kësaj nate magjike nisën që në minutën e tetë me Pablo Piatti.

Shumë shpejt vendasit e kthyen rezultatin duke kaluar në epërsi me golat e Pablo Sarabia dhe Luciano Vietto. Por, Hernan Perez dhe Victor Sanchez Mata edhe njëherë i dhanë mysafirëve epërsinë e cila zgjati deri në sekondën e fundit  të pjesës së parë kur Luciano Vietto shënoi për 3:3.

Më pas për 20 minuta Sevilla shënoi tre herë të tjera me Franco Vazquez, Wissam Ben Yedder dhe Hiroshi Kiyotake, derisa golin e fundit në këtë ndeshje pa fund e shënoi Gerard Moreno.

Mbane mend edhe njëherë këtë…kur flitet për futboll menjëherë duhet t’iu shkoj mendja te La Liga, kampionat ky që vetëm për tri ndeshje të xhiros së parë u shënuan 20 gola.

Artikulli paraprak70 mln euro për James Rodriguez…
Artikulli tjetërJuventus e huazon sërish…