Titulli tregon më së miri lajmin në vazhdim.

Zlatan is back … kështu shkruajnë mediat britanike dhe këtë e kanë konfirmuar edhe me foto nga zhveshtoret e klubit anglez Manchester United, përcjell Korneri.net.

Manchester United ka qenë pa sulmuesin Zlatan Ibrahimoviç gjatë gjithë këtij stinori pasi suedezi lëndoi rëndë ligamentet e gjurit në prill të këtij viti, por shenjat e para janë pozitive dhe optimiste pasi ai po punon në palestër dhe atë me stërvitje të plotë. Ibrahimoviç është parë në seanca stërvitore të klubit tyë tij në Carrington, prej sa ka nënshkruar një kontratë të re gjatë verë, por ai tani është shumë afër riaftësimit të plotë dhe rikthimi i tij në lojë është afër, ndërsa këtë e ka dëshmuar me këtë foto që ai ka ndarë me mediat sociale të martën për t’iu dhënë tifozëve shpresën se ai mund të bëjë një kthim apo mrekulli përpara vitit të ri, pasi fillimisht është thënë se Ibra nuk do të mund të luajë para muajit janar. /Korneri.et

Artikulli paraprak“FIFA Awards”, Ronaldo dhe Messi dhanë dorën, por nuk votuan njëri-tjetrin!
Artikulli tjetërFIFA e shpalli “Golden Boy”, ja arsyeja e vërtetë se pse Mbappe nuk kaloi te Barça ose Reali….