Ditëve të fundit nëpër mediat spanjolle (jo të kryeqytetit), kanë bombarduar me lajmet që kishin të bënin me gjyqtarët spanjoll që kinse po i ndihmojë Real Madridit, e sidoms pas ndeshjes së fituar te Villarreal 2:3, atëherë kur Reali ishte duke humbur 2:0.
Por, sipas trajnerit francez Zinedine Zidane, një gjë e tillë nuk ka ndodh, pasi nuk ka pasur asnjë dhuratë për skuadrën e tij e cila po fiton në fushën e blertë.
Zizu iu përgjigj edhe kritikave që erdhën nga mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique.

“Unë nuk përfshihem asnjëherë në debate me gjyqtarët. Te Real Madridi i respektojmë vendimet. Kjo mund të bezdisë shumë njerëz dhe është e kuptueshme. Por, unë jam krenar për ekipin që drejtoj. Njerëzit si Pique mund të kenë opinionin e tyre, por unë nuk do të hyj në debat me ta, pasi nuk është e vërtetë që favorizohemi”, tha Zinedine Zidane.

Reali i Madridit kryeson La Ligën me një pikë më shumë sesa Barcelona, por ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here