Trajneri francez i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka thënë se ekipi do të japë maksimumin për të fituar ndeshjen dhe për të kapitulluar Barcelonën në “El Clasicon” e fund për këtë edicion.

“Është një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Nëse ne fitojmë do ta bëjmë Barcelonën të dorëzohet në La Liga. Megjithatë ne nuk jemi favoritë për të fituar. Do të futemi në lojë duke mos menduar se çfarë do të ndodhë më pas, por do të japim maksimumin për të fituar. Bale ka udhëtuar me ne. Formacionin ende nuk e kam bërë, nuk kam vendosur se kush do të luaj nga fillim, u shpreh ai.

Kujtojmë që nesër në orën 20:45 Real Madrid do të presë në “Santiago Bernabeu” skuadrën e Barcelonës./Korneri.net

Artikulli paraprakNjë armë më shumë për Zidane…
Artikulli tjetërNë prag të El Clasico: Miss “Bum bum” i’a ngrit moralin yllit të Barcelonës [FOTO]