Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, pas tre golave të shënuar nga Cristiano Ronaldo në derbin e së shtunës mbrëma me Atletico Madrid-in qe pikërisht fakti se portugezi e meriton fitimin e “Topit të Artë”. Sulmuesi 31-vjeçar i dha suksesin skuadrës së tij me një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë, përfshirë një penallti, teksa “Galaktikët” ruajtën kreun e klasifikimit duke çuar në 29 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje. Kampioni i dyfishtë i Evropës synon trofeun e katërt individual në karrierën e tij dhe për këtë mori “bekimin” e Zidane, i cili e ka fituar vetë atë në vitin 1998.

ronaldo

Artikulli paraprakManchester United kërkon yllin austriak të Bayern Munchen
Artikulli tjetërSanchez drejt largimit nga Arsenal? Nuk do ta besoni se kush mund të jetë…