Cristiano Ronaldo si gjithmonë ka lënë të hapur mundësinë për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere, por nuk mendon kështu trajneri i tij Zidane. Strategu francez duke folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Valencias ka sqaruar se dyert e largimit për të janë të mbyllura.
“Nuk e mendoj ekipin pa Cristianon. Ai është këtu dhe nuk do të lëviz nga Real Madrid. Ky është klubi i tij dhe qyteti i tij. Rinovimi i Ronaldos? Nuk dua të flas për para. Nëse dëshironi mund të flasim për ndeshjen e nesërme … Kjo është mes klubit dhe Ronaldos”, deklaroi Zizu.
Trajneri francez vlerësoi kundërshtarët si ekip mjaft të organizuar, ndërkohë që konfirmoi edhe dëmtimin e Varane që do të mungojë nesër.