Te Real Madridi edhe fundi i stinorit është si të ishte fillimi dhe asnjëri në klub nuk nda;et së punuari.
Për ta motivuar edhe më shumë në punën e tij, ta përgatitë sa më mirë që është e mundur skuadrën për finalen e Ligës së Kampionëve dhe tri ndeshjeve të mbetura ën La Liga drejtë titullit kampion, Real Madrid ia ka vazhduar kontratën trajnerit Zinedine Zidane deri në vitin 2020, shkruan Korneri.net.

Oferta e rinovimit të kontratës është mbi tavolinë dhe Zizu mund ta firmosë kur të dojë. Presidenti Florentino Perez nuk i nevojitet më shumë kohë për të hequr dyshimet e tij edhe nëse Reali nuk do të arrijë të triumfojë në Champions. Ai ka besim të plotë të francezi, i cili e drejton skuadrën prej 17 muajsh.

Sipas mediave spanjolle ka qenë vetë Zidane, i cili e ka shtyrë për pak kohë nënshkrimin e kontratës, sepse dëshiron të jetë maksimalisht i përqendruar për ta mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, fituar titullin në La Liga dhe Champions Leaguen. Kontrata e re parashikon një rritje të ndjeshme të pagës krahasuar me shumën që do të përfitonte francezi në bazë të marrëveshjes së vjetër që skadonte në vitin 2018. Nën udhëheqjen e Zidane, Reali ka arritur të fitojë një Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube. /Korneri.net

Artikulli paraprakAs në Kinë e as në PSG, por në Serie A!
Artikulli tjetërÇfarë finishi: Wall me treshe dërgon serinë në ndeshjen e shtatë