Real Madrid kaloi në fazën tjetër të Champions League, dhe atë nga pozita e parë në grup.

Një fitore e realizuar 2-0 ndaj Gladbach me dy golat e Karim Benzema, i dhanë qetësinë tek mbretërit pas një periudhe jo edhe aq të mirë si zakonisht, shkruan Korneri.net

Mirëpo, vëmendjen e ka marrë trajneri Zinedine Zidane dhe vendimi i tij për të ardhmen. Portali spanjoll “Diariogol” raporton se francezi i ka thënë presidentit që të ndodhë çfarë të ndodhë, në fundin e sezonit do të largohet.

“Unë nuk do të jem Fergusoni i Realit. Dua të bëj mirë për aq kohë sa jam pjesë e kësaj skuadre”, ka thënë pas fitores me Gladbach-un trajneri madrilen. Ky është një sinjal i qartë.

Zidane i vlerëson maksimalisht futbollistët që ka në skuadër, por kur mori drejtimin e Realit ka marr premtime të mëdha nga presidenti Florentino Perez i cili është dashur të transferonte Pogba, Camavinga apo Mane, por të gjitha këto premtime mbetën në letër. Sipas trajnerit francez, pjesa më e madhe e futbollistëve janë ngopur me trofe dhe suksese, andaj Realit i duhet gjak i ri të cilin Perez nuk e siguroi.

Derisa Zizu po mendon të merr përfaqësuesen e Francës ose Juventusin, nga ana tjetër Perez po mendon seriozisht përvtrajnerin Maurizio Pochettino. /Korneri.net

Artikulli paraprakVazhdojnë rezultatet fantastike
Artikulli tjetërGrosjean tregon plagët në duar: Po shërohem!