Zinedine Zidane ka folur pas humbjes 2:1 të Real Madridit nga Sevila në La Liga.

Sevilia i dha fund serisë pa humbje të Real Madridit prej 40 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet.

Pas ndeshjes, trajneri Zidane ka deklaruar se e ka ditur që një ditë kjo humbje do të vije.

“Bëmë një ndeshje të mirë,e cila edhe ishte e vështirë. Humbjet gjithmonë janë të vështira, por ky është futbolli dhe ne duhet ta pranojmë atë. Tani, duhet të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë, e kemi ditur që një ditë kjo do të ndodh”, ka deklaruar Zidane pas ndeshjes.

Artikulli paraprakJurgen Klopp tregon arsyen pse ndodhi përplasja me Mourinho
Artikulli tjetër“Titulli nuk fitohet në janar”