Dy humbje rresht në dy ndeshjet e fundit, i kanë vënë një shije të hidhur rekordit të Real Madridit prej 40 ndeshjeve pa humbje, e cila u ndal javën e shkuar ndaj Sevillas.

‘Los Blancos’ mbrëmë pësuan edhe një humbje, këtë herë nga Celta Vigo me rezultat 1:2, në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane pranon që skuadra po kalon një moment negativ por shpreson që lojtarët të dalin nga kjo krizë e vogël.

“Ishte një ndeshje e çuditshme. Duhet të analizojmë gjërat, dhe të shohim se çka mund të bëjmë që sa më shpejtë të dalim nga kjo situatë. Patëm përballë një kundërshtar të fortë, i cili na vuri në vështirësi”, ka thënë Zizou.

“Është mirë që luajmë kundër Malagas të shtunën, pasi që duhet ta kalojmë këtë moment të keq në të cilin po kalojmë”, ka përfunduar francezi.

Artikulli paraprakMoratti: Messi? Suning po punon për një superblerje
Artikulli tjetërEkskluzive/zyrtare: Llapi godet fuqishëm në merkato