Zinedine Zidane kundër Juventusit, për titullin e Kampionit të Evropës. Si futbollist luajti kundër “mbretërve” në finalen e vitit 1998, dhe që nga atëherë një gjë nuk ka ndryshuar:
“Juventusi shumë vështirë pranon gol. Definitivisht nuk jemi favorit në atë ndeshje. Ata në 12 ndeshje prtanuar vetëm tre gola”, shkruan Korneri.net.

Reali të mërkurën mbrëma humbi nga Atletico Madrid, por kaloi në finale pas rezultatit të përgjithshëm 4:2, ndërsa në Cardiff Juventus shkon pa asnjë humbje.
Zidane do të luajë kundër klubit ku luajti si lojtar nha viti 1996 deri më 2001,në klubin ku e bëri emrin e madh, për të kaluar më pas te Reali për 73,5 milionë euro.

“Jam bërë njeri më i mirë te Juventus. Një pjesë e zemrës time është atje, dhe kjo finale për mua do të jetë e veçantë. Juventus është klub i madh dhe mendoj që finalja do të jetë spektakolare. Reali dhe Juventusi merituan të jenë atje. E dimë se do të jetë vështirë, sepse Juventus ka lojtarë shumë xcilësor sidomos në sulm, por unë tash po mendoj për ndeshjen e së dielës”.

Realin e pret ndeshje e vështirë përballë Sevillas, ndërsa Juventus e kërkon titullin në Olimpico kundër Romës poashtu të dielën. /Korneri.net

Artikulli paraprakStrakosha: Rinovimi? Jemi pranë marrëveshjes
Artikulli tjetërZyrtare: Benitez merrë vendimin e madh për të ardhmën