Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka qenë prej kohësh një admirues i mad hi fituesit të Kupës së Botës, bashkëkombasit të tij Paul Pogba.
Francezi i cili ka humbur pjesën më të madhe të këtij sezoni me një seri lëndimesh të kyçit të këmbës, megjithatë Reali është akoma i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin, ndërsa si shkëmbim Zidane është gati dhe të përfshijë James Rodriguez, Martin Odegaard, Lucas Vazquez dhe Brahim Diaz, përcjell Korneri.net

Nga ana tjetër sipas tabloidit britanik“The Sun”, Man.United insiston se lojtari i tyre nuk është në shitje. Bosi i United, Ole Gunnar Solskjaer është i prirur të rikthehet Pogba në formacionine parë sapo futbolli të rifillojë përsëri në Angli, por kjo nuk do të thotë se Pogba do të pranoj qëndrimin në Old Trafford. /Korneri.net