Trajneri i ri i Milanit, Gennaro Gattuso raportohet se ka anuluar interesimin për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Gerard Deulofeu.

Sulmuesi spanjoll shkëlqeu me paraqitjet e tij te skuadra nga “San Siro” para rikthimit në Camp Nou por me largimin e Montellas pothuajse janë zbehur shanset për një rikthim në Itali.

Gattuso nuk e pëlqen një futbollist me karakteristika si Deulofeu andaj do të fokusohet tek objektiva të tjera për përforcime në Milan.

Artikulli paraprakGriezmann i dërgoi mesazh serioz Barcelonës, ose ai…
Artikulli tjetërTakim miqësor, Vokrri-Platini