Zhduket Karim Benzema. Sulmuesi i mirënjohur francez ka munguar në dy seancat e fundit stërvitore me Al Ittihad, duke mos dhënë asnjë shpjegim për drejtuesit e klubit.

Ai ka mbyllur edhe llogarinë e tij në Instagram, teksa media arabe bën me dije se mësohet që benzema është kthyer në Francë, por nuk dihet ende nëse do të rikthehet sërish në Arabinë Saudite.

Sulmuesi francez nuk shënon që prej fundit të nëntorit dhe ka përfunduar në qendër të kritikave në klubin arab, teksa raportohet se ka pasur përplasje edhe me drejtuesit e klubit. Karim Benzema u transferua me bujë në verë te Al Ittihad, ku ka shënuar 12 gola në 20 ndeshje, megjithatë së fundi duket se është larg formës së tij më të mirë.

/Supersport.al

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Milan-Sassuolo
Artikulli tjetërNjë goditje e rëndë për Liverpool dhe Spurs. Drama në krye, dhe lojtarët më të mirë largohen me ta