Agjencia e njohur e lajmeve “Tuttomercatoweb” ka publikuar rezultatet e një sondazhi ku është votuar lojtari më i mirë në Serie A.

Vendin e parë e mban sulmuesi i Napolit, Dries Mertens, ndërsa befasi e madhe është vendi i dytë pasi renditet sulmuesi i Atalantës, Alejandro Gomez i cili ka lënë pas golashënuesin më të mirë në Serie A, Andrea Belotti.

Pas përfundimit të sondazhit nga “Tuttomercatoweb”, kjo është lista e plotë e lojtarëve më të mirë në Serie A:

1 – Dries Mertens (Napoli) 6,69

2 – Alejandro Gomez (Atalanta) 6,68

3 – Andrea Belotti (Torino) 6,63

4 – Edin Dzeko (Roma) 6,60

5 – Ciro Immobile (Lazio) 6,53

6 – Gonzalo Higuain (Juventus) 6,50

7 – Marek Hamsik (Napoli) 6,50

8 – Radja Nainggolan (Roma) 6,45

9 – Paulo Dybala (Juventus) 6,43

10 – Roberto Gagliardini (Inter) 6,43

11 – Christian Puggioni (Sampdoria) 6,40

12 – Lorenzo Insigne (Napoli) 6,40

13 – Mattia Caldara (Atalanta) 6,49

14 – Keita Balde Diao (Lazio) 6,38

15 – Mohamed Salah (Roma) 6,35

16 – Piotr Zielinski (Napoli) 6,33

17 – Alex Sandro (Juventus) 6,33

18 – Blerim Dzemaili (Bologna) 6,32

19 – Federico Chiesa (Fiorentina) 6,31

20 – Franck Kessie (Atalanta) 6,30

Artikulli paraprakMinnesota ndali serinë e gjatë të Blazers
Artikulli tjetërDe Gea të Real Madrid? Mourinho përgjigjet në mënyrë shokuese