Në ditën e fundit të Kongresit të 80-të të AIPS-ës që po zhvillohet në Pyeongchang të Koresë Jugore, janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme për egzekutivin e ri të këtij institucioni për 4 vitet e ardhshme (2017-2021). E veçanta e këtyre zgjedhjeve është se Kosova për herë të parë pas ndërkombtarizimit të SHGSK-së, morri pjesë në votim përmes kryetarit Arlind Grantolli dhe sekretarit Arlind Sadiku. Italiani Gianni Merlo u rizgjodh president, pa kundër kandidat, për të drejtuar AIPS-ën për të katërtin mandat me radhë. Esat Yilmaer nga Turqia u zgjodh nënkryetar, ndërsa Jura Ozmec nga Kroacia sekretar. Gjatë kësaj seance, u nënshkrua marrëveshja që Kongresi i 81-të i AIPS-ës të mbahet në Antalia të Turqisë, në javën e fundit të muajit Prill 2018.

Komiteti i ri egzekutiv i AIPS-ës është ky:

President: Gianni Merlo (Itali)
Zv. President i Parë: Esat Yilmaer (Turqi)
Arkatar: Jura Ozmec (Kroaci)
Zv. Presidentë: Evelyn Watta (Kenia), Nikolai Dologopolov (Rusi), Ioannis Daras (Greqi), Hiji Al Mohammed (Katar), AIPS Africa President Mitchel Obi (Nigeri), AIPS America President Gabriel Cazenave (Paraguaj), AIPS Europe President Charles Camnezuli (Maltë)

Anëtarë të KE:
Seyed Abdolhamid Ahmadi (Iran), Zsuzsa Csisztu (Hungari), Vicente Dattoli (Brazil), Emanuel Fantaneanu (Romani), Hee Don Jung (Kore J.), Ahmadi Kawari Isa (Malejzi), Josef Langer (Austri), Amjad Amzaz Malik (Pakistan), Morad Moutaouakkil (Maroko), Juan Antonio Prieto (Spanjë), Jean Paul Savart (Francë). Hiroshi Takeuchi (Japoni), Joze Zidar (Sloveni).

Artikulli paraprakKomisioni për licencim të klubeve mbajti konferenë për shtyp: Ja se çfarë u tha
Artikulli tjetërBadstuber largohet i lirë nga Bayern!