Tani nuk ka mbetur më asnjë pengesë, që Roberto Mancini të ulet në stolin e kombëtares italiane. Tekniku nga Jesi ka prishur kontratën me Zenit St. Peterburgun, që ka pranuar dorëheqjen e Mancinit dhe i ka lënë rrugë të lirë atij.
Tashmë pas kësaj fundjave,. Mancini largohet përfundimisht nga Rusia, për t’u ulur me drejtuesit e Federatës Italiane të Futbolit dhe për të firmosur kontratën 2-vjeçare, ashtu siç palët kanë rënë dakord.
Java e ardhshme pritet të jetë ajo kur Mancini të dalë edhe në konferencën e parë për shtyp, si trajner i Italisë, ndërsa debutimi do të bëhet më 28 Maj, në miqësoren ndaj Arabisë Saudite, në St. Gallen të Zvicrës.
/Supersport/al