I rikthyeri te Sigal Prishtina, një nga basketbollistët më të mirë kosovar të momentit qendra therandase Urim Zenelaj, është rrëfyer ekskluzivisht për redaksinë e Korneri.net, para ndeshjës së rëndësishme që Prishtina e zhvillon nesër mbrëma ndaj Beroe në kryeqytet në kuadër të Balkan League.
Zenelaj ka treguar arsyen e rikthimit te Prishtina dhe ambicjet e tij me skuadrën më të trofeshme shqiptare.
“Ti bashkangjitesh Sigal Prishtinës është gjithmonë sfidë sepse skuadra gjithmonë ka qëllim të fitoj të gjitha trofetë. Për mua kjo është një mundësi e mirë të plotësohem edhe më tepër si lojtar. Ka qenë shumë e vështirë të ndahem me Yllin, sepse atje kalova dy vjet e gjysmë shumë të mira, teksa ambicjet e klubit u arritën kështu nuk kisha arsye të qëndroi akoma. Mnedoj se kam dhënë maksimumin atje dhe kam fituar respektin dhe mirkuptimin e basketbolldashësve të atij qyteti.
Tani synimet e mia janë të dëshmohem te Sigal Prishtina dhe të piqem sa më shumë si basketbollist, teksa skuadra e re ka idetë e qarta dhe pritet që gjatë këtij viti të ndërtohet një skuadër e afatgjate e cila vitin tjetër të startoj fuqishëm në garat evropiane”, tha Zenelaj.
Zenelaj ndeshjen ndaj Berore, e sheh shumë të rëndësishme për ecurinë e Prishtinës në Balkan League, teksa premton angazhim maksimal dhe qasje serioze në çdo ndeshje në aventurën e tij të re.
“Ndeshja e nesërme është shumë me rëndësi për ne që të kalojmë fazën e grupeve, andaj ne do të hym vetëm për fitore në këtë ndeshje. Prishtina ka vendosur standart të lartë duke fituar dy herë Ligën Ballkanike, dhe kjo është pak stresuese për ne lojtarët sepse më zor është të ruash se ta fitosh, por shpresoj që në fund të vie në shprehje shpirti luftarak i këtij klubi dhe ne do të triumfojm prap. “Plisave”, ju premtoj punë angazhim dhe qasje serioze në çdo ndeshje”, përfundoi Zenelaj.