Qendra e përfaqësuesës së Kosovës, Urim Zenelaj është i bindur se Kosova mund të mposht Maqedoninë dhe ka besim te bashkëlojtarët që mund t’ia dalin ndaj fshqinjëve maqedon në ndeshjet parakualifikuese për botëror.

Zenelaj ekskluzivisht për redaksinë tonë u shpreh se Kosova është më e përgatitur për këtë sfidë dhe me përkrahjen e djelmoshave të Dardanisë pret fitore.

“Maqedonia shquhet me mbrojtje të fortë dhe sulm të dobët. Ne si skuadër jemi të përgaditur maksimalisht kundër maqedonasëve dhe kemi gjasa reale të shënojmë fitore. Pres përkrahje nga tifozët tanë dhe i ftoj djemt e Dardanisë, të na përkrahin, sepse kemi dhënë çdo gjë nga vetja gjatë kësaj vere duke u përgatitut që të ju bëjm krenar”, deklaroi për Korneri.net Urim Zenelaj.

Artikulli paraprakThuhet në Francë: Neymar pranon ofertën e PSG
Artikulli tjetërVeseli: “Vështirë por jo e paarritshme Maqedonia”