Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillimin e edicionit të ri 2016/17, skuadrat elitare të basketbollit kosovar janë në vlugun e përgatitjeve para fillimit të kampionatit i cili parashikohet të jetë tejet i fortë, duke pasur parasysh transferimet e bujshme të realizuara nga katërshja e madhe Sigal Prishtina, Peja, Trepça e Bashkimi.

Është pikërisht skuadra mitrovicase Trepça ajo që pritet të rikthehet fuqishëm në garë për titull në Super Ligë, duke parë riorganizimin e ekipit dhe ardhjës së basketbollistëve të ri në përbërje. I tillë është edhe emri i Samir Zekiqit, talentit kosovar i cili rikthehet në Trepçë, pas aventurës te Peja. Reprezentuesi kosovar ekskluzivisht ka folur për Korneri.net, duke treguar shkaqet pse zgjodhi të kthehet në “Minatori”.

” Trepça tashmë është skuadër tjetër nga vitet e kualuara. Drejtuesit e skuadrës janë riorganizuar siç është më së miri dhe tashmë Trepça është pothuajse e barabartë me ekipet tjera të Super Ligës. Vendosa për Trepçën pasi këtu do të kem hapësirë më të madhe për lojë dhe poashtu për ta ndihmuar klubin të luftojë në të dy frontet ligën e Kosovës dhe Balkanlig.

Zekiqi tregon se faza përgaditore me Trepçën po ecën mirë, teksa nuk preferon të tregojë për objektivat në këtë moment “Deri tani gjithçka po shkon për mrekulli, kemi luajtur disa ndeshje kontrolluese dhe mund të themi se përgaditjet po shkojnë sipas planifikimeve tona. Për momentin është heret të flasim për objektiva, mirëpo si skuadër do të japim maksimumin në çdo ndeshje për të arritur te fitorja”, përfundoi Zekiqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here