Jose Mourinho që nga koha që është ulur në krye të skuadrës së United e ka bërë zakon që të dërgojë pjesëtarë të stafit të tij për të vëzhguar talente në të gjithë botën. Një nga arsyet se përse skuadra angleze nuk ka mundur që të arrijë suksese në vitet e fundit (përveç Europa League) është dhe puna e dobët e bërë në sektorin e talenteve.

Sa herë që ka pushim nga ndeshjet e kombëtareve, ai dërgon ndihmësit e tij për të gjetur talente në të gjithë botën. Njëri prej tyre aplikoi për bileta për të qenë i pranishëm në miqësoren Islandë-Republika Çeke, por në fakt ndeshja nuk luhej në Islandë.

Sipas faqes islandeze “fotbolti.net” , skauti arriti në stadiumin kombëtar “Laugardalsvoll” dhe mbeti i shtanguar pasi dritat ishin të fikura dhe nuk kishte asnjë njeri në stadium.

Pas telefonatës së bërë në federatën islandeze, ai mësoi se ndeshja miqësore çuditërisht po luhej në Katar, duke mos i dhënë kohë për të ndryshuar fluturimin.  Islanda e humbi ndeshjen kundër Republikës Çeke 2-1. Skauti në fjalë mësohet se e ka emrin Tomi Moler Nilsen, teksa u emërua nga Mourinho vetëm verën e kaluar, por me siguri që pas këtij rasti rrezikon që të pushohet nga puna.

Artikulli paraprakFutbollisti turk merr një ditë leje për t’u martuar para miqësores me Shqipërinë
Artikulli tjetërVentura, reagime të ashpra në drejtim të gjyqtarit Cakir