Dy gazetat sportive të përditshmes katalanase “Mundo Deportivo” dhe “Sport.es” kanë zbuluar mënyrën si Real Madrid kryeson padrejtësisht La Ligan spanjolle.

Këto dy gazeta kanë bërë një analizë të thellë dhe kanë rënë dalë në të njëjtin konkluzion: Reali i Madridit e kryeson kampionatin spanjoll falë ndihmës që i kanë dhënë gjyqtarët.

Pas analizës rezulton se Barcelonës u mungojnë 4 pikë nga gabimet e gjyqtarëve, një gol i anuluar me pa të drejtë i Pique ndaj Malagës dhe dy prekje topi me dorë të Brunos në ndeshjen ndaj Villarrealit.

Nga ana tjetër, Reali ka marrë 8 pikë nga gabimet e arbitrave:

+2 kundër Celta Vigos, pasi Morata ishte në pozicion jashtë loje kur shënoi.

+2 kundër Espanyolit, pasi Sergio Ramos nuk u ndëshkua me karton për prekje të topit me dorë dhe për 2 penallti që nuk u dhanë për Espanyolin.

+2 kundër Deportivos, pasi Sergio Ramos duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq për një shtyrje ndaj Sidneit dhe në fund shënoi golin e fitores.

+2 kundër Malagës, sepse sërish Sergio Ramos shënoi në pozicion jashtë loje golin e 2-0.

Këto gazeta nuk kanë marrë parasysh penalltinë që shkaktoi Macherano ndaj Lucas Vazquez dhe Ronaldos në El Clasicon që përfundoi 1-1.

Artikulli paraprakIncidenti në aeroport, Granit Xhaka akuzohet për racizëm
Artikulli tjetërSpurs të hatashëm, Clippers nuk di për fitore