Reali i Madridit, ose konkretisht futbollistët dhe stafi teknik, do të zgjohen edhe më të lumtur mëngjesin e sotëm.

Në llogaritë e tyre bankare me shumë 0, gjithsesi do të shtohet edhe një tjetër premio e majme, jo pak, por 600 mijë euro për secilin prej protagonistëve të këtij triumfi të radhës, siç kishte premtuar vetë presidenti Florentino Perez.

Padyshim që ky nuk është një stimul i vogël, por ashtu siç i ka mësuar kreu i klubit lojtarët e tij, ndoshta përveç shpërblimit financiar mund të vijë edhe një dhuratë tjetër e personalizuar nga Perezi, si për shembull orët Roleks, që ata morën si premio dopjo, pas suksesit në finalen me Juven.

Artikulli paraprakRey Manaj s’di të tolerojë: Duhet të fitojmë me Kosovën
Artikulli tjetër30 mijë bileta shiten për ndeshjen Kosovë-Shqipëri, shikoni çfarë thotë Challandes