• Më 5 shtator Shqipëria do të nisë udhëtimin për Kupën e Botës “Rusi 2018”, ndërsa duket se kërkon që të qëndrojë larg incidenteve dhe përplasjeve madhore me shtetet fqinje. Kujtojmë që në ndeshjen Serbi – Shqipëri nuk u lejuan tifozët shqiptarë, ndërsa në “Elbasan Arena” ata serb ishin të pranishëm.

Sipas burimeve të “neësport.al” në FSHF bëhet me dije se institucioni më i lartë i futbollit në vendin tonë po negocion me federatën maqedonase që tifozët shqiptarë të mos lejohen në stadiumin “Filipi 2”, pasi ekziston mundësia e përplasjes me palën maqedonase, sidomos të ultrasve shqiptarë që jetojnë në Shkup dhe Tetovë.

Por, kjo marrëveshje këtë herë nuk do të jetë vetëm për njërën palë, pasi edhe për palën maqedonase është kërkuar diçka e tillë, që tifozët e tyre të mos udhëtojnë drejt Shqipërisë për takimin e datës 5 shtator. Pritet që të ketë një akord mes palëve, që mund edhe të shmangin përplasjet.

Situata të tilla po planifikohen shpesh jo vetëm për ndeshjet madhore, pra të kombëtareve, por edhe në derbit më të rrezikshëm dhe më të fortë në botë, ku gjithnjë tifozeria udhëtuese e ka të ndaluar që të marrë pjesë në takim për të shmangur përplasjet e dhunshme.

Incidente ka pasur më parë mes tifozëve, ku kujtojmë miqësoren e vitit 2011, në të cilën maqedonasit shpalosën pankarta dhe fjalë fyese ndaj kuqezinjve. Por, edhe në takimet zyrtare të kombëtares U-21 ka pasur episode të tilla, të cilat federatat përkatëse po mendojnë që të gjejnë zgjidhje që të mos ndodhin.

Artikulli paraprakArsenal ofron 16 mln euro, Juventus kërkon katër mln më shumë…
Artikulli tjetërMilan shpreson për Bentancur, por Montella preferon dikë tjetër