Milot Rashica ka zgjedhur Kosovën, duke lënë Shqipërinë. Ai u bë ylli i parë që i thotë PO, Kosovës.
SuperSport ka zbuluar edhe mesazhin që talenti vushtrrias ia ka dërguar presidentit të FSHF-s, Armand Duka, dhe trajnerit të Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi.
“Ju falënderoj për mbështetjen disa vjeçare që më keni dhënë. Jam i lumtur që kam bashkëpunuar me ju, por do luaj për Kosovën”, u ka shkruar Rashica.
Pas Rashicës pritet që Kosovës t’i thonë Po edhe disa lojtarë tjerë