Sergio Junior do ta vazhdojë te Laçi pjesën e dytë të sezonit. “Panorama Sport” mëson nga burime të klubit kurbinas dhe të vetë lojtarit se sot është arritur marrëveshja për huazimin e brazilianit për gjashtë muajt e ardhshëm.

Laçi ka fituar konkurrencën me Korabin, që gjithashtu kishte shfaqur interesim për huazimin e sulmuesit.

Ky i fundit pritet të jetë menjëherë në dispozicion të ekipit të ri për ndeshjen e së shtunës pikërisht ndaj Korabit.

Artikulli paraprakZYRTARE-FOTO/ PSG transferon një super sulmues
Artikulli tjetërCristiano Ronaldo zbulon kundërshtarin e tij më të fortë: Ja kush më ndal