Real Madrid po shkon drejt një sezoni të sukseshëm pasi është në garë për të fituar dy trofetë më të rëndësishëm, La Ligan dhe Champions Leaguen.

Është e përditshmja sportive “AS” e cila ka zbuluar listën e transfertave gjatë merkatos së verës të “Los Blancos”.

Objektiv i Los Blancos, pas Hernandezit, janë portieri i Manchester Unitedit, Davide De Gea, dhe ylli i Monacos, Kylian Mbappe.

Por, Zinedine Zidane kërkon edhe tre futbollistë të rinj si: Jesús Vallejo (Eintracht Frankfurt), Marcos Llorente (Alaves) dhe Borja Mayoral (Wolfsburg).

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Llapi – Feronikeli
Artikulli tjetërATL Madrid kërkon përmbysjen e “çmendur”