Real Madrid dhe Fiorentina do të përballen më 23 gusht në kuadër të trofeut “Santiago Bernabeu”.

Klubi madrilen ka njoftuar se për edicionin e 37- të të këtij kompeticioni do të luajë ndaj skuadrës italiane.

Dy ekipet vihen përballë njëra-tjetrës pas 60 vitesh. Hera e fundit kur u përballen ishte finalja e Kupës Evropiane në 1957 ku “Los Blancos” fituan 2-0 falë golave të Alfredo Di Stefano dhe Paco Gento.

Presidenti i Fiorentinës shprehu falenderimet e tij për ftesën e kampionëve të Champions Leagues.

“Është nder për ne që ftohemi nga Real Madrid për këtë trofe historik”, tha Mario Cognigni.

Artikulli paraprakTifozja me aftësi të kufizuara vizaton Ronaldon me këmbë
Artikulli tjetërSulmuesi i madh pranë nënshkrimit me AC Milan