Largimi i Taulant Xhakës dhe Amir Abrashit nuk ka ardhur nga rastësia apo nga një gjaknxehtësi e momentit për mos aktivizim në ndeshjen ndaj Italisë. Por kjo përplasje i ka fillesat rreth një vit më parë në grumbullimin e Kombëtares për ndeshjet e kampionatit evropian.

E gjitha kjo situatë  e rëndë në kampin kuq e zi, ku u largua Xhaka dhe Abrashi ka një shkak dhe shkaktar.

Shkaktar për situatën aspak normale dhe të trazuar në grupin e lojtarëve të Kombëtares që po përjetohet në ditët e fundit ka dy shkaktar, ish-zv/trajneri Paolo Tramezzani dhe sulmuesi Armando Sadiku që njëri direkt dhe tjetri indirekt kanë ndikuar në prishjen e harmonisë në grupin e lojtarëve të Kombëtares.

Si nisi përçarja në Kombëtare?

Pas kthimit të Tiranë pas kampionatit evropian, Kombëtarja shqiptare e futbollit duket se u rikthyen në ekip përplasjet midis lojtarëve si në kohë kur kombëtarja drejtohej nga i ndieri, Medin Zhega.

Këtë herë njeriu që futi përçarje dhe diferencime sipas lojtarëve të Kombëtares është zv/trajneri italian Paolo Tramezzani.

Lojtarët të Kombëtares kanë treguar se gjatë seancës së fundit stërvitore para ndeshjes me Francës, në fushë po luante ekipi që do të zbriste përballë “gjelave” që nga minuta e parë, Tramezzani, me një stil arrogant ka larguar nga fusha dhe nga formacioni mesfushorin Odise Roshi.

Kjo sjellje e Tramezzanit është bërë para të gjithë lojtarëve të pranishëm në stërvitje.

Lojtarët kanë treguar për SYRI.net se trajneri italian i ka marrë jelekun Roshit dhe ia ka dhënë mbrojtësit Andi Lila. Veshja e jelekut një ditë para ndeshjet nën kupton se ai lojtar do të jetë në formacion që nga minuta e parë në ndeshjen që pritej të luhej ndaj Francës.

Askush nga lojtarët nuk e ka kuptuar këtë sjellje të Tramezzanit me mesfushorin shkatërrues, Odishe Roshi dhe arsyen e vërtetë pse ndodhi. Vetë Roshi pas këtij veprimi është parë i rënduar psikologjikisht gjatë gjithë kohës, kanë thënë lojtarët e kombëtares të cilët ndodhen në Tiranë.

Mesfushori fierak është shprehur se Tramezzani është duke i shkatërruar karrierën pasi aktualisht është larguar nga skuadra e Rijekës ku luajti sezonin fundit. Roshi priste që të bënte një paraqitje të mirë me kombëtaren në Europian dhe të firmoste me një skuadër tjetër.

Por kjo vështirë të ndodh për shkak të minutave të pakta që Roshi luajti gjatë ndeshjeve të Kampionatit Europian, dhe sjelljes së ndihmës trajnerit Tramezzani në stërvitje.

Pse Armando Sadiku?

Qëndrimi i kombëtares shqiptare në Francë është shoqëruar me shumë probleme dhe polemika midis stafit të trajnerëve dhe lojtarëve.

Burime nga kombëtarja i thanë portalit Syri.net se lojtarët nuk e kanë mirëpritur aktivizimin Sadikut që nga minuta e parë 3 në ndeshjet në grup që luajti Shqipëria.

Armando Sadiku në syrin e lojtarëve është kthyer në personazh komik ku të gjithë i gjuanin kokës dhe e thërrisnin “Lek Plepi”.

Ironia dhe tallja e lojtarëve të kombëtares me Sadikun nuk është ndalur as pas golit që shënoi ndaj Rumanisë ku vazhdimisht me tallje i kanë thënë “ hë se një gol shënove o Lek Plepi”.

Mungesa e respektit nga ana e lojtarëve të tjerë për Sadikun buron nga trajtimi i diferencuar që ka pasur nga trajneri Paolo Tramezzani.

Burimi nga brenda kombëtares thotë se lojtarët asnjëherë nuk e kanë përshëndetur aktivizimin e Sadikut nga minuta e parë pasi sipas tyre nuk e ka merituar dhe lidhja me vajzën e Tramezzanit ka ndikuar në aktivizimin e tij.

Artikulli paraprakGalatasaray merr vendimit e tmerrshëm për legjendën Hakan Sukur
Artikulli tjetërXhaka: Nuk vij në Kombëtare sa të jetë De Biasi trajner