Gazeta franceze “Le Parisien” së fundmi ka zbuluar benefitet që ka Neymar te skuadra e PSG, teksa ka shumë privilegje krahasuar me shokët e skuadrës.

-> Neymar në fushë ka lirinë e plotë për të lëvizur. Është i vetmi futbollist, i cili nuk e ka për detyrë që të vrapojë për t’ua marrë topin kundërshtarëve

-> Gjatë stërvitjeve është e ndaluar që të ndërhysh ndaj tij në kavilie për të evituar dëmtime të mundshme

-> Neymar është i vetmi futbollist i skuadrës, i cili ka në dispozicion dy fizioterapistë të cilët merren me kurimin e muskujve të tij. E njëjta gjë ndodhte edhe me Ibrahimovic, por fiziotarepisti merrej edhe me kurimin e lojtarëve të tjerë

-> Braziliani mund të vendosë nëse dëshiron ose jo të godasë penalltitë. Zënka me Cavanin, ka çuar në këtë zgjedhje drastike. Herën e ardhshme do të jetë vetë Neymar që do të vendosë se çfarë do të bëjë, dhe nëse do ta godasë vetë.

Artikulli paraprakJo vetëm huliganë, Skënderbeun në Beograd “e pret” dhe një tifoze sexy e Partizanit (FOTO)
Artikulli tjetërTë hënën shorti për rrethin e dytë të Digitalb Kupës