Vazhdojnë të dalin detaje të reja rreth përleshjes së shëmtuar që ndodhi në tunelin e “Old Trafford” menjëherë pas derbit ndërmjet Manchester United dhe Manchester Cityt.

Tabloidi britanik “Daily Mail” ka zbuluar emrat e gjashtë lojtarëve që i kishin dalë në ndihmë Jose Mourinhos pasi ai ishte gjuajtur me shishe të plastikes nga lojtarët e Cityt.

Marcos Rojo, Antonio Valencia, Marcus Rashford, Luke Shaë, Alex Tuanzebe dhe Ander Herrera i dolën në ndihmë Mourinhos, i cili jo vetëm që u gjuajt me shishe por edhe u la me qumësht dhe ujë.

Ndërsa zbulohet se disa lojtarë dhe staf i Manchester Cityt ishin futur drejt dhomave të zhveshjeve për të ngacmuar Zlatan Ibrahimovicin.

Kujtojmë që derbi i Manchesterit u fitua nga City me rezultatin 2-1.

Artikulli paraprakCourtois te Reali, pse jo!?
Artikulli tjetër“Luftë” në Kategorinë Superiore për mbrojtësin e Gjilanit