Drejtues të Interit prej sezonit të ardhshëm janë duke ideuar një projekt me ndryshime të mëdha në skuadër.

Është e përditshmja italiane “Corriere dello Sport” e cila ka zbuluar 21 emrat që drejtues të klubit zikaltër kanë nën vëzhgim dhe pritet që të firmosin gjatë merkatos së verës.

Interi është duke vëzhguar këta lojtarë për repartin e mbrojtjes: Marquinhos (PSG), Manolas (Roma), De Vrij (Lazio), Lindelof (Benfica), Alaba (Bayern), Ricardo Rodriguez (Wolfsburg), Criscito (Zenit), Darmian (Man Utd), Vrsaljko (Atletico Madrid), Masina (Bologna) dhe Barreca (Torino).

Zikaltërit po shqyrtojnë këto alternativa për mesfushën: Verratti (PSG), Biglia (Lazio), Pellegrini (Sassuolo) dhe Benassi (Torino).

Ndërsa sulmi pritet të sjellë në Milano lojtarë të njohur të kalibrit botëror si: Bernardeschi (Fiorentina), Berardi (Sassuolo), Alexis Sanchez (Arsenal), Sergio Aguero (Manchester City), Petagna (Atalanta) dhe Roger Martinez (Jiangsu).

Sigurisht që zikaltërit nuk do të firmosin me të gjithë lojtarët që sapo përmendëm por këto janë opsionet që pritet të zbatohen gjatë verës, sqaron “Calciomercato.it”

Pa dyshim ky është një revolucion i madh që do të prekë Interin e cila pas disa vitesh mungesa kërkon suksesin në Itali dhe në arenën ndërkombëtare.

Artikulli paraprakMauro Icardi rrëfen si lindi marrëdhënia me gruan e shokut
Artikulli tjetërZYRTARE/ Djali i Paolo Maldinit tradhton Milanin. Befason me klubin e ri