Vdekja e Davide Astorit ka tronditur sot futbollin italian, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar se disa detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje.
Mediat në Itali shkruajnë se si shokët e skuadrës kishin zbuluar këtë ngjarje.
Mësohet se ai nuk kishte pasur asnjëherë shqetësime të karakterit fizik ndaj askush nuk kishte dyshime që mund t’i ndodhte ndonjë gjë e tillë.
Shokët e skuadrës i kishin telefonuan në dhomë dhe duke parë se nuk përgjigjej, u shqetësuan dhe u ngjitën për tek ai.
Kanë qenë vetë lojtarët që kanë shqyer me shkelma derën e dhomës së Astorit duke e gjetur atë të pajetë në shtrat e duke mësuar kësisoj lajmin tragjik.
Mendohet se ai kishte pësuar një atak kardiak gjatë natës, por nuk ka arritur të reagojë e të kërkojë ndihmë