Një fjalë e urtë popullore thotë “kur ske çfarë t’i bëshë gomarit, mëshoj samarit”. Kjo po u ndodh tifozëve të West Ham të cilët dështimet e mëdha të skuadrës së tyre nuk ia adresojnë atij që ka faj (Slaven Bilic), por lojtarëve apo më saktë sulmuesit italian Simone Zaza.

Ai në ditët e fundit të afatit kalimtar veror u transferua te skuadra anglez, por për tifozët e West Ham është blerja më e dështuar e mundshme ndonjëherë.

Edhe pse Zaza po luan shumë pak pasi trajneri kroat nuk po e inkuadron në lojë nga fillimi, kjo pak po u intereson tifozëve të cilët  kanë shpërthyer në rrjetet sociale me ofendime të shumta në drejtim tëitalianit. Juventusi dëshiron 25 milionë funte për Zazën unë nuk do ta paguaja as 25 qindarka ishte komenti i një tifozi në Twitter. Në fakt kartoni i Simone Zazës do ti kushtojë skuadrës angleze 20 milionë euro plus 3 milionë të tjera në formë bonusesh, me West Ham që është i detyruar ta blejë verën e ardhshme. Zaza mund të jetë dështimi më i madh i klubit tonë gjatë të gjitha kohrave, shkruan një tjetër fans. Me pak fjalë për Simone Zazën aventura në Premier League nuk ka nisur aspak mirë.

 

Artikulli paraprakGuardiola: Një deklaratë me dy kuptime të fuqishme
Artikulli tjetërLA Lakers transferon një kinez