Nuk është në planët e Allegri për edicionin e ri të garave, andaj Simone Zaza ka udhëtuar për në Gjermani për të parë nga afër ambientin e klubit gjerman si dhe për të shqyrtuar ofertën e drejtuesve të VfL Wolfsburg.

Mendohet se Zaza ka mbetur shumë i kënaqur nga gjermanët dhe i ka dhënë një përgjigje pozitive. Kontrata e tij pritet të jetë katërvjeçare me një rrogë 3.5 milionë euro në vit, kurse zyrtarizimi pritet të bëhet të hënen, raportojnë mediat italiane.

Artikulli paraprakFrikë nga Mourinho, “arratisën” të rinjët e United?
Artikulli tjetërRio 2016: Neymar e dërgon Brazilin në gjysmëfinale