Roma ka të vështirë të bëjë dy fitore radhazi në Serinë A.

Skuadra verdhekuqe u largua me vetë, një pikë nga Torino, ku ishte shumë pranë suksesit, por u ndëshkua pesë minuta para fundit nga sulmuesi që kërkoi me shumë ngulm Mourinho gjatë merkatos së verës, Duvaan Zapata, por që në fund preferoi ekipin “granata”.

Gjeti golin për të dytën ndeshje radhazi Romelu Lukaku, por skuadra e Mourinhos nuk ia doli ta ruante epërsinë.

Vetëm pesë pikë në pesë ndeshje për verdhekuqtë, që ende nuk po krijojnë një vazhdimësi rezultatesh që do të kthente qetësinë.

Artikulli paraprakPSG e fitoi bindshëm “Le Classique” ndaj Marseille
Artikulli tjetërDerbi i trentë madrilien, Atl.Madrid bindës ndaj Realit