Ka vetëm 20 vjet, dhe konsiderohet ndër talentët më të mëdhenjë në Amerikën Latine, mos edhe më i miri në përgjithësi.

Pak javë më parë pushtoj stadiumin Bombonera, duke shënuar dy gola ndaj skuadrës së famshme Boca Juniors, dhe papritmas për të gjithë pritet që të vesh fanellën e Interit gjatë këtij viti, përcjell Korneri.net.

Fjala është për Lautaro Martinez, lojtarin për të cilin shumë shpejt do të bisedoj tërë Argjentina dhe bota, pasi aftësitë e këtij sulmuesi janë enorme. Anëtari i skuadrës Racing Avellaneda, një makinë e gjallë e golave është shumë afër transferimit te Inter.

Në garë janë Atl.Madrid që thuhet se ka kryer punë me lojtarin, por edhe Real Madridi që po përzihet në këtë “pazar”, mirëpo tashmë po flitet se Javier Zanetti po e bind futbollistin e talentuar që të nënshkruaj me neroaxurët, pasi ende është një personalitet i madh në këtë shtet.
Përparësi të madhe në këtë drejtim ka edhe drejtori sportiv i Racing Avellaneda, sepse ai është ish-legjenda e Interit, Diego Milito, që i ka premtuar Zanettit këtë transferim që do të duhej të kapte shifrën prej rreth 15 milionë euro. /Korneri.net

Artikulli paraprakPrishtina sot zhvillon miqësorën e parë në Turqi
Artikulli tjetërSampaoli: Icardi, pranë Real Madrid