Legjenda argjentinase e Interit, Javier Zanetti humb kontrollin e nervave, ku ai rrallë herë është dëgjuar të flasë duke paralajmëruar ndonjë lojtar apo koleg, si në kohën kur ishte futbollist, por edhe tani që ka detyrën e zv/presidentit të Interit. Legjenda e klubit zikaltër është shembull për tifozët dhe duhet t’u tregojë vendin disa lojtarëve pas nisjes së Serisë A me humbje në Verona.
Nëse Javier Zanetti humb kontrollin e nervave, bota mund të shkatërrohet. Ai rrallë herë është dëgjuar të flasë duke paralajmëruar ndonjë lojtar apo koleg, si në kohën kur ishte futbollist, por edhe tani që ka detyrën e zv/presidentit të Interit. Legjenda e klubit zikaltër është shembull për tifozët dhe duhet t’u tregojë vendin disa lojtarëve pas nisjes së Serisë A me humbje në Verona.
“Nuk ka alibi për humbjen, as për kondicionin fizik”, – tha “Pupi” në “Premium Sport”. “Duhet të reagojmë shpejt, duke përfituar nga shtysa që do të na japin tifozët. Ata janë gjëja më e rëndësishme që kemi. De Boer është një trajner inteligjent, e di mirë se ku ka vend për përmirësim. Handanovic thotë se problemi është turneu në Shtetet e Bashkuara? Shumë klube e kanë bërë këtë lloj udhëtimi. Lojtarët të mendojnë për t’u stërvitur, pa kërkuar justifikime“, – këshilloi 43-vjeçari.