Mesfushori spanjoll i Atletico Madrid, Koke, është plaçkitur me armë të enjten në mbrëmje në kryeqytetin spanjoll.

Ngjarja ka ndodhur në një parking në zonën “Chamberi”, teksa 25-vjeçari ishte duke e parkuar makinën e tij dhe grabitësi ka arritur t’ia marrë orën e dorës duke e kërcënuar me armë zjarri.

Policia e Madridit dyshon se mesfushori është ndjekur nga grabitësi dhe në momentin që ka hapur dritaren për të marrë biletën e parkingut, ai është afruar dhe ia ka drejtuar armën drejt kokës, duke bërtitur ‘më jep orën’ dhe me ta marrë atë është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Artikulli paraprakAntonio Conte për spekulimet e fundit: Kjo është skuadra ime për edicionin e ardhshëm….
Artikulli tjetërE kërkon gjysma e Evropës, por ai akuzohet për kurdisje….