Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në udhëtim me shifrat 72:93 (13:22, 19:28, 23:17, 17:26), në kuadër të javës së 12-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke fituar çerekun e parë 13:22. Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, që e fituan 19:28, për të shkuar në pushim me rezultat 32:50.

Vëllaznimi ishte më i mirë në periodën e tretë, 23:17, por Ylli nuk lëshon pe dhe fiton 10 minutat e fundit, 17:26, për të triumfuar në fund me rezultat 72:93.

Te Vëllaznimi u dalluan Devonte Jackson me 27 pikë e 5 kërcime, Christopher Hortman me 18 pikë, 14 kërcime dhe 9 asistime dhe Cendrik Council me 18 pikë e 9 kërcime, ndërsa te Golden Eagle Ylli më të mirët ishin Valon Bunjaku me 17 pikë, 7 kërcime dhe 11 asistime dhe Cody John me 20 pikë e 6 asistime.

Vëllaznimi ka katër fitore dhe tetë humbje, derisa Golden Eagle Ylli shtatë fitore dhe pesë humbje.

Artikulli paraprakReal Madridi ka paralajmëruar janar shumë të qetë!!!
Artikulli tjetërTjetër humbje turpëruese e Prishtinës, Ponte Prizrebi theshtë i pandalshëm