Mesfushori shqiptar i skuadrës italiane Pescara, Ledian Memushaj, shquhet si një ndër lojtarët më luftarake dhe falë aftësisë që ka për t’u rrëmbyer topin kundërshtarëve, shihet si një element i rëndësishëm, pasi falë saj i mundëson skuadrës që të nisë kundërsulme të shpejta dhe ai është në mesin e dhjetë futbollistëve më të mirë këtë edicion sa i përket rrëmbimit të topave.

Për këtë aftësi, trajneri i Bolognas, Roberto Donadoni, i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të investojnë gjatë afatit kalimtar tëverës për të mbajtur Memushajn në Serinë A, edhe pse ai është kapiteni i Pescaras dhe do të ishte parimisht dakord që të vazhdonte të luante te kjo skuadër edhe në Serinë B.

Renditja e 10 lojtarëve më të mirë në rikuperimin e topit në Serinë A

1) Lucas Torreira (Sampdoria) 124

2) Miranda (Inter) 121

3) Lucas Biglia (Lacio) 120

4) Felipe Anderson (Lacio) 117

5) Armando Izzo (Genoa) 115

6) Ivan Radovanoviç (Chiveo) 112

7) Panagiotis Tachtsidis (Cagliari) 111

8) Emil Hallfredson (Udinese) 109

9) Asan Diuse (Empoli) 107

10) Ledian Memushaj (Pescara) 107

Artikulli paraprakDueli 200 milionësh në Torino
Artikulli tjetërFabregas befason të gjithë me këtë deklaratë