Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Rahovecit në udhëtim 72:85 (19:23, 15:15, 23:21, 15:26), në ndeshjen e pestë të Play-offit, për të siguruar finalen e madhe.

Ndeshja ishte interesante nga fillimi deri në fund, ku të dy skuadrat dhanë maksimumin për fitore, kurse Ylli me 3:2 në seri, kualifikohet në finale.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi deri në nëntë pikë në çerekun e parë, 12:21, derisa kjo pjesë përfundon 19:23. Vendasit rikthehen në periodën e dytë, për të barazuar shifrat në 30:30, e duke kaluar në epërsi 31:30, por therandasit nuk dorëzohen dhe përfundojnë pjesën e parë në të mirë të tyre 34:38.

Edhe perioda e tretë ishte mjaft interesante, me përpjekje të mëdha nga të dy skuadrat për tu shkëputur në epërsi, kurse kjo pjesë përfundon 23:21 në të mirë të vendasve, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:59. Lojë shumë interesante u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku dy minuta nga fundi, rezultati ishte 72:72, por më pas mysafirët hyn në një seri të jashtëzakonshme prej 0:13, duke e fituar ndeshjen 72:85, duke u kualifikuar në finale.

Te Rahoveci u dallua Darell Davis me 29 pikë e 11 kërcime, kurse te Ylli u dalluan Demetri Morant me 12 pikë e 13 kërcime, Elyjah Clark me 28 pikë dhe Erjon Kastrati me 24.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here