Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës 70:87 (20:24, 16:18, 15:21, 16:24), duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Final 8 të Ligës Unike.

Përkundër se Sigal Prishtina kishte vendosur të paraqitet pa tre lojtarë të huaj, në çerekun e parë u zhvillua një lojë interesante, që përfundon 20:24 për therandasit. Lojë e barabartë u zhvillua në periodën e dytë, ku skuadra nga Theranda e fitoi 16:18, duke shkuar në pushim me shifrat 36:42.

Por, Prishtina nuk u dorëzua dhe e filloi fuqishëm periodën e tretë, duke afruar shifrat në 47:48, por më pas Ylli këndellet dhe me një seri të suksesshme, ku rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 51:62. Ylli thelloi edhe më shumë epërsinë në 10 minutat e fundit, duke triumfuar në fund 70:87.

Te Sigal Prishtina u dalluan Fisnik Rugova me 24 pikë e 5 kërcime dhe Meriton Ismaili me 14 pikë e 8 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Valon Bunjaku me 17 pikë e 11 asistime dhe Samir Zekiqi me 23 pikë. Ylli në gjysmëfinale do të përballet me Goga Basket.

Ndeshjet çerekfinale u zhvilluan në Rahovec, kurse pjesa finale e garave, më 13-14 prill në Durrës.

Orari

Gjysmëfinalet dhe finalet

13 Prill

16:00 Gjysmëfinalja e parë: Rahoveci-Peja

19:00 Gjysmëfinalja e dytë: Goga Basket-Golden Eagle Ylli

14 Prill

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Finalja e madhe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here