Ylli i perfaqesueses islandeze Gylfi Sigurdsson, ka folur para duelit Kosone – Islande, teksa e ka cilesuar Kosoven kundershtar tejet te rrezikshem sidomos ne fazen ofanzive.

Ish anetari i Tottenahm e din mire se ndaj Kosoves nuk do te jete aspak e lehte, por kërkon nga bashkëlojtarët që ta japin maksimumin për t’i nxjerrë tri pikët e plota në Shkodër.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Ata e kanë një skuadër të re dhe lojtarë që luajnë mjaft mirë. Janë simpatikë në botën e futbollit, mbi të gjitha në sulm, ku kanë lojtarë të talentuar përpara. Do të jetë një lojë për ta fituar”, ka thënë futbollisti i Swanseat.

Artikulli paraprakOferta e fundit e United drejtuar Real Madridit është interesante
Artikulli tjetërKosovë – Islandë, këto janë masat e policisë së Shkodrës