Ylli’ i Tottenhamit, Harry Kane pas dëmtimit ndaj Millëallit, situata e tij shëndetësore është serioze pasi raportohet se mund të humbë pjesën e mbetur të sezonit.

Trajneri Mauricio Pochettino ka konfirmuar se ndihet i shqetësuar për sulmuesin që po kalonte një periudhë fantastike, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

Ende nuk kanë dalë ekzaminimet mjekësore por Kane ka dëmtuar rëndë kyçin e këmbës së djathtë.

“Kane ka ndrydhur keq kyçin e këmbës dhe mund të humbë sezonin. Me shumë gjasa 2 muaj larg fushave të blerta por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht sa do të mungojë për shkak se po pritet konkluzioni i ekzaminimeve mjekësore”, u shpreh Pochettino.
Kujtojmë që në 22 ndeshje në Premier League, Harry Kane ka shënuar plot 19 gola.

Artikulli paraprakVIDEO/ Sherr mes tifozëve britanikë. Shikoni si qëllohet fansi i Tottenhamit
Artikulli tjetërJuventus synon transferimin e yllit të Bayern Munchen