Paraqitjet e shkëlqyera të Milan Skriniar te Inter gjatë këtij edicioni, kanë vënë në lëvizje edhe klubet elitare europiane për ta bërë pjesë të tyren. Barcelona është një nga skuadrat e interesuara për sllovakun.

Për këtë interes, Skriniar ka folur së fundmi duke thënë se e vlerëson interesimin, por ndjehet mirë të Interi.

“Barcelona është gjithmonë Barcelona, por unë jam mirë te Interi dhe jam i lumtur për zgjedhjen që kam bërë në verë. Me Spalletti-n po punojmë shumë mirë dhe shpresojmë të shkojmë së më larg”, ka thënë sllovaku./Korneri.net.

Artikulli paraprakReal Madrid kërkon transferimin e senzacionit të Ligue1
Artikulli tjetër7 kategori, 11 javë, 100 lojtarë… Këta janë më të mirët e Premier League!