Real Madrid ka mposhtur 4:1 Mallorca në xhiron e pestë të La Ligës dhe ka arritur performancën maksimale në kampionat.

Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Vedat Muriqit në minutën e 35-të, ndërsa Federico Valverde barazoi në minutën e tretë të pushimeve të pjesës së parë. Vinicius Junior shënoi për kthesën në minutën e 72-të dhe me golat e Rodrygo në të 89-ën dhe Antonio Rudiger në minutën e 93-të, kampionët e Evropës dhe Spanjës vulosën pikët, shkruan Korneri.net

Asensio shkoi i egër, Ancelotti qetëson situatën

Sulmuesi i Realit, Marco Asensio  e shikoi ndeshjen në Madrid. Në fakt, trajneri Carlo Ancelotti e dërgoi spanjollin për tu ngrohur në pjesën e dytë. Asensio shpresonte për minuta, por Nacho, Modrić, Camavinga dhe Carvajal u futën në lojë nga stoli. Trajneri italian nuk gjeti hapësira për Asension në këtë ndeshje, gjë që e zemëroi shumë Asension.

Asensio goditi shishen e ujit dhe i zemëruar u ul në stol. “Asensio është i zemëruar sepse nuk po luan? Jam dakord me të, do ta mbaj parasysh këtë,” u tha Ancelotti gazetarëve pas fitores së Realit. /Korneri.net

Artikulli paraprakDihet çiftet çerekfinale në Eurobasket
Artikulli tjetërChristian Mba për herë të dytë fiton çmimin “Ylli i Javës”